Vetëvrasja e 41-vjeçares në Sukth, Lekli: Bullizimi në rrjetet sociale, ishte në format më të shpifura

Psikoterapistja, Marsela Lekli në një intervistë në Ora News foli për ngjarjen e rëndë në Sukth ku një 41-vjecare u vetëvra pas bullizimit në Tik Tok. Lekli u shpreh se ka të bëjë edhe pjesa e rrjeteve sociale duke qenë se 41 vjecarja ishte një nënë dhe pa të drejtë iu bë një bullizim në format më të shpifura.

‘’Praktikisht duke marrë shkas jo vetëm zonja por edhe raste të tjera ka pasur një çekuilibrim emocional nga rrjetet sociale. E kemi të theksuar se rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës tonë.

Dikush e ka për arsye të veta, dikush e ka të domosdoshme për të shantazhuar apo për të ulur një individ të caktuar si rasti i zonjës.

Sigurisht që ka të bëjë edhe pjesa e rrjeteve sociale sepse duke qenë se ishte një nënë dhe pa të drejtë iu bë një bullizim në forma më të shpifura dhe më diskrimunese të mundshme dhe kjo ka qenë shtysa e parë’’, tha ndër të tjera Lekli.