Policia pret zbardhjen e ditës për mbledhjen e provave të ekzekutimit me snajper të 22-vjeçarit. Ja modeli i armës që mendohet se është përdorur
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 8 Janar 2024, 14:06
Policia e Vlorës ka filluar mbledhjen e provave edhe këtë të hënë për shkak se një natë më parë e ka pasur të pamundur marrjen e tyre kjo edhe për shkak të errësirës.
Hetuesit dyshojnë se vrasja e tij ka si shkak hakmarrjen, kjo pas të dhënave se babai i tij Sokoli ka kryer krime në kuadër të grupit kriminal të Gaxhait.
“Ora News” ka mësuar se nga hetimet paraprake, 22-vjeçari është qëlluar më një armë tip snajper dhe me fishek 7mm.
Nga të dhënat kjo armë ka një rendiment qitës në një distancë deri në 1 mijë metra. Sipas këqyrjes në internet këto armë snajper, të cilët mund të quhet edhe si pushkë, janë modele të përdorura edhe gjatë luftës në Vietnam.


