Sherr mes dy nxënësve në shkollën ''Qemal Stafa'', një 15-vjeçar plagoset me thikë në këmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2024, 15:16
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç.
Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.