Valë infektimesh nga gripi/ Mjekët: Kini kujdes! 11 mijë raste në javë. Mbizotëron tipi A! Vaksinohuni sa më parë!
Deri në 11 mijë persona paraqiten çdo javë pranë mjekëve për shkak të problemeve, ndërsa një valë infektimesh nga gripi ka përfshirë vendin. Temperatura, kollë dhe koplikacione të tjera janë disa nga simptomat dhe pasojat. Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar
Temperaturë, kollë dhe komplikacione të tjera shkaktojnë dy variantet e gripit që po qarkullojnë këtë sezon, sqaron Artan Simaku ekspert pranë Institutit të Shëndetit Publik.
Deri në 11 mijë raste të infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme verifikohen çdo javë në të gjithë vendin
Për mjekun, vaksinimi është i domosdoshëm pasi sëmundja kalohet më kollaj sidomos për moshat e treta që vuajnë dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Ashtu si çdo sëmundje dhe ky virus lë pasoja nëse nuk ndiqeni tek mjekët e qendrave shëndetësore.
Për mjekun Simaku duhet pasur kujdes dhe duhet ta monitoroni shëndetin në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja.
Simaku: Jemi ne sezonin e gripit. Momentalisht qarkullon gripi dhe ka bashkeqarkullim edhe me Covidin por ka mbizoterim te Gripit. Nga monitorimi javor i infeksioneve respiratore te siperme e te poshtme ky numer paraqitet ne rreth 11 mije, por me nje trend ne rritje. Personat qe nuk jane vaksinuar ndaj gripit, duhen te vaksinohen.

