Dyer të blinduara, gaz, varré dhe dhunë shtazarake në PD/ Sot, 2 vite nga lufta e demokratëve për selinë
Sot mbushen dy vite nga përplasja e dhunshme mes demokratëve, mbështetës të Berishës dhe Bashës, e cila e ktheu PD-në në 8 janar 2022 në një shesh lufte.
Protesta u thirr nga Sali Berisha përpara selisë së Partisë Demokratike, por më pas u kthye në përleshje mes mbështetësve të Bashës dhe protestuesve të Berishës.
Basha duke pasur frikën e një sulmi nga ana e mbështetësve të Berishës e blindoi selinë blu me dyer hekuri, ndërsa këta të fundit përdorën mjete të forta për të hapur dyer e rënda.
Në disa ambiente të selisë, nga dyert dhe dritaret u hodh pluhur nga fikse zjarri nga mbështetësit e Bashës për të frenuar hyrjen e protestuesve të Berishës.
Ndërkohë në një ambient tjetër të godinës, në ballkon u përplasën me shkopinj dhe gaz një grup tjetër të mbështetësve të të dyja kampeve.
Si pasojë e përplasjes, 10 persona mbetën të lënduar nga protesta e sotme në selinë e PD-së dhe 4 prej të lënduarve përfunduan tek Trauma.
Mbështetësit e Berishës arritën të futeshin në seli, duke shkallmuar dyert, ndërsa deputetët dhe mbështetësit e Bashës hipën në tarracën e godinës.
U desh ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe për të bërë të mundur që deputetët e Bashës të largoheshin nga selia.
Ndërkohë, dhuna në 8 janar u dënuar edhe nga ndërkombëtarët të cilët thanë se minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi.
Sot, dy vit më vonë, selia blu shfaqet e qetë por e trazuar, me Berishën tashmë në arrest shtëpie, ndërsa përçarja me Bashën dhe mbështetësit e tij vazhdon.



