Protestë në mbështetje të Berishës, Spaho: Të gjithë ata që heshtin e shikojnë duhet të bashkohen me ne...

Me qindra qytetarë kanë marrë pjesë sërish në një protestë të zhvilluar në rrugicën poshtë shtëpisë së Kryetarit të opozitës Sali Berisha.

Deputeti Edmond Spaho tha se, “një apel dua tu bëj gjithë intelektualëve dhe shtresës së mesme, përfaqësuesve të shoqërisë civile që sot është dita, jo nesër. Duhet të na bashkoheni në këtë betejë. Mos prisni që e keqja do trokasë në dyert tuaja.

“Të gjithë ata që heshtin e shikojnë, unë ju them, lëvizni e bashkohuni me ne,” tha Spaho. "Me rezistencë do rrëzojme diktaturën" tha deputeti i PD.