VIDEO/ Oficerët e policisë kontroll tek shtëpia e Berishës për zbatimin e masës së sigurisë

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kontrolluar banesën e ish-kryeministrit Sali berisha të premten për të parë nese ai është duke repsketuar masën e sigurisë arrest në shtëpi. Tre oficerë shkuan në shtëpine berishës paradites e së premtes, ndërsa buriemt thane se ata konstatuan prezencën e në banesë të zotit berisha.

Këta janë Oficerët e Policisë Gjyqësore që Shkuan në Banesën e Sali Berishës të premten për herë të parë që kur ndaj tij u dha masa e sigurisë arrest në shtëpi!

Dy persona me veshje civile, dhe një me uniformë u drejtuan në shtëpinë e ish-kryeministrit në orën 10:20 minuta.

7 minuta zgjati kontrolli  që sipas vendimit të Gjykatës duhet të bëhet në mënyrë periodike, për të konstatuar rrespektimin e masës së sigurisë nga ana e Berishës.

Burimet thanë se oficerët konstatuan se ish-kryeministri ndodhej në banesën e tij pikërisht në adresën të cilën ai e ka dhënë në Gjykatën e Posaçme në rrugën Mustafa Matohiti.

Sipas informacioneve derën e shtëpisë e ka hapur vajza e Berishës, Argita Berisha ndërsa më vonë ata janë përshëndetur edhe me bashkëshorten e berishës, dhe më pas kanë konstatuar prezencën në banesë të liderit të opozitës.

Sipas vendimit të gjykatës Oficerët e policisë duhet të shkojnë herë pas here në banesën e Berishës për të konstatuar rrespektimin e masës së sigurisë.

Berisha ndodhet në arrest në shtëpi prej datës 30 dhjetor, ndërsa ai e ka respektuar masën, por ka mbajtur herë pas here fjalime nga dritjarja e shtëpisë së tij duke iu drejtuar mbështetësve që janë mbledhur çdo ditë poshtë shtëpisë së tij.