VIDEO brenda kabinës/ Shoferi i kamionit po dëgjonte këngë sllave kur vetura del në korsinë e gabuar në aksin Elbasan – Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2024, 00:16
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një makinë, ndërsa kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shihet se kamioni po ecte në krahun e tij ndërsa shoferi po dëgjonte muzikë sllave.
Një kthesë e fortë e marrë me shpejtësi nga drejtuesi i veturës duket se është bërë shkak që mjeti të dilte në korsinë tjetër duke u përplasur me kamionin.

