Popullsia në rrethe po tkurret, vetëm 11 bashki në rritje. 50 të tjera në rënie të lirë

Popullsia e Shqipërisë po tkurret dhe plaket.

Te dhenat e Instat per ndryshimet e popullise tregojne se 61 bashki qe ka vendi ne 50 prej tyre popullsia eshte ne renie te shpejte edhe pa efektet e migracionit.

Nderkaq vetem ne fillim te vitit 2023 popullsia e 11 bashki eshte rritur, duke marre parasysh rritjen natyrore te popullsise dhe migracionin e brendshem neto, ndersa bashkite e tjera rezultuan negative ne rritje.

Bashkia Tiranë ka pasur rritjen me te larte te popullsise pa migracionin nderkombetar pasi u shtua me 8.612 banore, ndjekur me pas nga bashkia e Kamzës e cila u rrit me 1.957 banore.

Gjithashtu migrimi brenda Shqipërisë per shkak te faciliteteve dhe mundesive per punesim qe ofrojne zonat urbane kane nje ndikim te rendeishem ne popullsine administrative.

E kunderta ka ndodhur me bashkine Korçë e cila eshte gjendur me 726 banore me pak gjate 2023, ndjekur me pas nga bashkia Patos e cila u ul me 595 banore.

Emigracioni i jashtem eshte nje nder faktore kryesore qe sjellin keto rezultate negative ne vend, por edhe pa kete fenomen serish popullsia po shkon drejt pakesimit per shkak te renies se lindjeve.

Popullsia zyrtare e vendit perllogaritet rreth 2.7 milione banore, por censi i realizuar kete vit pritet te vertetoje shifrat e sakta