Mesi: Uebi ka një gjë të bukur, është në kohë reale, e kupton nëse bën gabim apo nuk ka interes

Në “Drejt” nga Luan Rama, drejtori i Uebit në Ora News, Herion Mesi u shpreh se Uebi ka një gjë të bukur sepse është në kohë reale.

Mesi: Uebi ka një gjë të bukur sepse është në kohë reale. Çdo gjë që bën dhe e di çfarë do ndjekësi dhe lexuesi, e kupton nëse bën gabim apo nuk ka interes. Nuk ke kohë që të mendosh shumë. Ka punë intensive. Puna zakonisht mbyllet nga ora 1 ose 2 pas mesnate.