Vrasja për pronat, Tushi: Pronësia problem 30-vjeçar, faktor krimi i jashtëzakonshëm

Sociologu, Gëzim Tushi në një lidhje ‘’Skype’’ në Ora News foli për ngjarjen e rëndë ku vëllau vrau vëllanë për pronat. Tushi u shpreh se ka 30 vjet që cështja e pronësisë në shoqërinë shqiptare është komplikuar dhe është bërë një faktor krimi.

‘’Krimi në shoqërinë shqiptare është bërë një fenomen i rëndomtë. Një prej tyre është cështja pronësore.

Mesa duket është një nga karburantet kryesore të zgjerimit të krimit në shoqërinë shqiptare.

Arsyeja kryesore që mori jetën e dy vëllezërve është ajo e pronësisë.

Ka 30 vjet që cështja e pronësisë në shoqërinë shqiptare është kompikuar keq.

Është bërë një faktor krimi i jashtëzakonshëm'', tha nder te tjera Tushi.