Aksident në Librazhd, kamioni përplaset me veturën, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në Murrash të Librazhdit këtë të enjte.

Mësohet se janë përplasur një kamion dhe një veturë.

Si pasojë, janë plagosur tre persona

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.