Restoranti i Mamaqit lëshoi 3 fatura fiktive, Ora News zbardh episodet me mikun e Ilir Beqajt
Nga 24 korriku e deri në 15 nëntor restoranti ku ortak është edhe aktori Ermal Mamaqi i quajtur ME’NAM ka prere 3 fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulajt i cili është bashkëpunëtor më i ngushtë i ish ministri të shëndetësisë Ilir Beqaj.
Nga të dhënat e administruara dhe ato të marra në sistemin e tatimeve "Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim" ndryshe "Fiskalizimi" SPAK ka arritur të zbulojë faturat dhe shifrat përkatëse.
Konkretisht me datën 19 korrik të vitit 2023 në orën 20:04 minuta shoqëria tregtare ME'NAM ka lëshuar faturën me vlerë 116.816 lek. Këtë fatura e ka lëshuar kundrejt subjektit me NIPT: L31404451A e cila rezulton në emër të Mira Topçiut që gjithashtu është pjese e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit e Ndihmës.
Fatura e dytë e lëshuar nga shoqëria ME’NAM mban datën 23 tetor. Kjo faturë është mban vlerën e 93600 lekësh e cila është leshur kundrejt subjektit me NIPT L72111451K e cila rezulton në emër të shtetases Genola Velo që është pjese e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës.
Fatura e trete Fiktivë e lëshuar nga shoqëria ME’NAM mban datën 15 Nëntor në prën 12;20 minuta.
Kjo faturë është leshur kundrejt subjektit me NIPT L72917340J ku rezulton si Koordinator Projekti shtetasi Edmond Sinani qe ështe pjesë e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës. Kjo faturë mban vlerën 115500 lek.
Gjatë përllogaritjes rezulton së nga kjo shoqëri janë leshur fatura fiktive me vlerë 325.916 lek.
