“Metamorfoza”/ Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmon arrestin për Behar Bajrin
Apeli i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën e sigurimit personal “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë më 17 nëntor ndaj 43-vjeçarit Behar Bajri, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale – si bashkëpunëtor i të dyshuarve të tjerë në çështjen e koduar “Metamorfoza”.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe të vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin B.B.

