Detajet nga ngjarja e Freskut, autori shkoi tek i vëllai për të folur për pronat në Bulqizë, por diçka shkoi keq
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 4 Janar 2024, 10:12
Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të enjteje, ku dy vëllezërit Cani humbën jetën pas një konflikti pronësie.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije për “Ora News” se autori Vehap Cani jetonte në zonën e Farkës në Tiranë.
Ai kishte shkuar për vizitë tek i vëllai ku kanë biseduar për disa prona, të cilët ndodhën në zonën e Bulqizës.
Komunikimi nuk ka qenë aq miqësore, thonë burimet ku pas një diskutimi jo të gjatë Vehap Cani ka qëlluar drejt të vëllait Lulzim Cani.
Banorët e lagjes kanë dëgjuar gratë dukë bërtirur dhe aty është lajmëruar Policia e Shtetit.
JA SI NDODHI NGJARJA:

