Shisnin fishekzjarre kontrabandë në shkelje të ligjit, arrestohen 2 shtetas në Elbasan

Policia ka konstatuar 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes në rrugë, të fishekzjarreve të kontrabanduara.

Bëhet me dije se në rrugë, në lagjet "Emin Matraxhiu" dhe "Brigada 17 Sulmuese", 2 shtetas shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes. 

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".