Arrestohet personi i dyshuar për vjedhjen e shtëpisë së reperit Mozzik

Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vjedhjen e banesës së këngëtarit të njohur, Mozzik.

Sipas "Klan Kosovës" ai është kapur pas aksidentimit me makinë në Bibaj, teksa kishte provuar që të ikte nga policia.

Kujtojmë që autori ka grabitur një shumë të konsiderushme parash  sendesh me vlerë dhe disa armë.