Berisha në arrest shtëpie, avokati Hoxha: Ligji nuk parashikon që kjo masë të ndalojë komunikimin elektronik të tij
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2023, 15:51
Për avokatin e njohur Arbër Hoxha, masa e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do të thotë kufizim i komunikimit të tij përmes rrjeteve sociale.
“Ligjërisht masa e arrestit në shtëpi nuk parashikon ndalimin me njerëzit e familjes, dhe po ashtu nuk parashikon ndalimin e komunikimit përmes platformave elektronike të tij.
Bëhet fjalë për një dyshim të arsyeshëm, por jo për një akuzë të mirëfilltë që personi të merret si i pandehur.”, u shpreh ndër të tjera, avokati Arbër Hoxha në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”.

