Berisha në "arrest shtëpie", flet avokati: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës, duhej autorizim nga Kuvendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2023, 13:06
Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Berisha, vjen reagimi i avokatit të tij.
Në një prononcim për mediat Genc Gjokutaj teksa tha se vendimi do të apelohet, pohoi se ishte një vendim i pritshëm nga gjykata, ndërsa theksoi se Berisha ndodhej në banesën e tij.
Ai tha se moslejimi i komunikimeve është privim i të drejtave dhe lirive për një deputet. Ai tha se duhej autorizim nga Kuvendi.