13.500 policë mbushin formularët: Nuk kemi në celularët tanë aplikacione të komunikimit “Sky” dhe “Enkro Chat”
Të gjithë efektivët e policisë kanë dorëzuar formularët ku deklaronin pastërtinë e figurës dhe se nuk kanë pasur aplikacione të komunikimit "Sky" dhe "Enkro chat".
Në një takim informal me gazetarët drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se në vlerësimin e parë rezulton se asnjë prej bluve nuk ka pranuar të ketë komunikuar përmes tyre.
Bëhet fjalë për aplikacione ku grupet kriminale kanë biseduar për vepra të ndryshme nga vrasje e deri ën trafik të drogërave dhe të tjera.
Por në dosjen “Metamorfoza”, e zbardhur prej autoriteteve franceze dhe belge u zbulua përfshirja edhe të policëve e prokurorëve që tashmë janë ndaluar.
Edhe pse në formularin e posaçëm nuk ka të vetëdeklaruar rrumbullaku u shpreh se vetëpastrimi i policisë do të vazhdojë. Madje ai paralajmëroi se ashtu si dhe kreu i spak Altin dumani dhe drejtuesit e rendit kanë informacione të sakya për përdoruesit që janë pjesë e trupës policore.
Formularin e kanë plotesuar 13.500 punonjes policie, punonjes AMP dhe garda e republikes.
Ai u propozua për tu plotësuar nga ministri i brendshëm Taulant Balla ndërsa do të jetë agjencia e mbikqyrjes policore që do të ngarkohet për zbatimin e plotë të largimit të uniformave të inkriminuara. Paralelisht me këtë ka nisur edhe vetting përmes komisionit të posaçëm.


