"Përjashtimi i gjyqtares Gjoka", avokati i Berishës: E kemi nisur kërkesën me postë. Sapo mora vendimin e parë për refuzim

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi ka treguar se ka dërguar me postë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e Berishës.

Ndonëse një ditë më parë, GJKKO deklaroi se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë, Mëngjesi ka pohuar të kundërtën ditën e sotme.

Pala mbrojtëse është paraqitur sot në seancën e radhës në GJKKO, ku do të jepet masa për ish-kryeministrin.

Pak para nisjes së seancës, Mëngjesi deklaroi për mediat se kërkesën për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka e kishin paraqitur me postë, sipas procedurave ligjore.

“E kemi dërguar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji. Tani erdha për të tërhequr vendimin. Sapo mora vendimin e parë të rudina palloit për refuzimin e përjashtimit. Tani njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur me postë. Por pres marrjen e provave mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”, tha ai.