KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Makina përfundon në kanal, një person mbetet i vdekur në Durrës

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtunë, ku një persona mësohet se ka humbur jetën në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në sektorin Rinia, ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë.

Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie, ambulanca.

Në një njoftimin e saj policia vendore e Durrësit sqaron se aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor  "Sektor Rini-Shenavlash", një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.