FOTO-LAJMI/ Gati ekstradimi i vrasësit të Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva mbërrin nesër në Shqipëri

Ky që po shihni në foto është Ruben Saraiva, i cili këtë të dielë në vendin tonë do të ekstradohet si i akuzuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje kjo e ndodhur pak muaj më parë në Shëngjin.

Pas arrestimit në Marok ai u mbajt deri në arritjen e një marrëveshjeje me palën shqiptare.

Për këtë qëllim është angazhuar edhe Interpol, ndërsa një grup hetuesish shqiptarë kanë shkuar në marok për të ndjekur nga afër procesin. Kthimi në Shqipëri i tij do të bëhët në mbikqyrje të lartë policore.

Nikulaj u vra në 19 prill kur ishte duke qëndruar në lokalin e tij në shëngjin. Një person me maskë farmacie dhe me kokore motori e qëlloi menjëherë sapo e ka konstatuar viktimën të ulur në tryezë.

Pas kësaj ai u largua menjëherë duke tentuar të humbë gjurmët. Por nga analiza e të dhënave dhe hetimi i personave që kishin qëndruar në hotel në atë periudhë u zbulua dhe Saraiva si personi që kishte qëlluar

Shkak dyshohet se është hakmarrja dhe vrasja u konsiderua e porositur. Për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës.