Gripi dhe virozat, Alimehmeti: Shifrat e rasteve të shtrimeve në spitale, më të ulëta se një vit më parë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 19:22
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ku foli për gripin dhe virozat.
Alimehmeti u shpreh se shifrat e rasteve të shtrimeve në spitale, janë më të ulëta se një vit më parë.
Alimehmeti: Me sezonin e dimrit, fillojnë të gjitha virozat respiratore. Janë viroza që qarkullojnë vit për vit.
Të gjithë prekemi nga ato por e kalojmë. Këto shifra sivjet janë shumë më të ulëta po ti krahasojmë me vjet, shifrat pra që kërkojnë shtrime në spital.
Është një situatë sezonale me këto epidemitë e infeksioneve respiratore, por jo alarmante.
