Rasti "Qyno", avokatët: Nuk mundet prokurori nën hetim të hetojë veten duke keqpërdorur gazetarin

Avokatët e gazetarit Elton Qynos, pas seancës sot në një deklaratë për media akuzuan gjyqtaren e çështjes se po zvarrit procedurën. Gjithashtu avokatët e gazetarit Qyno, e quajtën absurde se si një prokuror që është vetë objekt i këtij hetimi , është po vetë ai që po heton veten e tij dhe dy kolegë të tjerë.

Matlija: Po gjyqtarja e cështjes sot që kishte cështjen sot, nuk ka dorëzuar ende dosjen në sekretari, cka po vonon vendimarrjen e gjykatës së Apelit.

Jam I bindur se gjykata e Lartë të paktën do të zhbëjë gjithë këtë katrahurë por deri atëherë si duket duhet të presim edhe ca kohë. Sepse gjykata po përdor një logjikë absurd.

U konstatuan edhe paligjshmëri të reja sepse nuk ishim informuar për disa veprime të prokurorit që ishin kryer.

Telefonat që i janë marrë gazetarit Elton Qyno, nuk i janë marrë as në trup as në shpi as në punë, por i janë marrë tek një lokal këtu afër.

Nxerrja e të dhënave nga një dosje hetimore është përgjegjësi e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Prokurori në sallë të gjyqit e pranoi se kemi të bëjmë me një hetim ku janë vetë prokurorët ataqë duhet të hetohen.

Dhe nga ana tjetër absurdi është se një nga prokurorët që është objekt i këtij hetimi vetë, është ai që po heton ndërkohë veten e tij dhe dy kolegë të tjerë.

Avokati: Veprimi tjetër është që ne do i drejtohemi gjykatës së Apelit për Elton Qynon.

Ne do të kthejmë ato të drejta të cënuara. Gjykata në shumë raste ka qenë e padrejtë me Qynon.

Është trajtuar si një kriminel i rëndomtë. Ditën e sotme kemi konstatuar se gjyqtarja me qëllim është duke zvarritur dërgimin e dosjes në gjykatën e Apelit.

Do bëjmë kallëzim kundrejt gjyqtares për zvarritjen e procedurës.