Aksident në aksin Levan-Tepelenë, autoboti përplaset me mjetin bujqësor, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2023, 19:38
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku automjeti tip “Benz” autobot, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
