Parashikimit i motit sot dhe nesër: Ditë dimri me diell, temperaturat pa ndryshime
Anticikloni subtropikal po dominon Evropën perëndimore i shtrirë deri në verilindje të tij po na garanton stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
E mërkurë, 27 dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 1/12°C
- Zonat e ulëta 6/17°C
- Zonat bregdetare 8/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 27 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C – 5°C në mëngjes deri në 10°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E enjte, 28 dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndimi (SW) me shpejtësi 5 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 1-2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 3/15°C
- Zonat e ulëta 5/19°C
- Zonat bregdetare 8/20°C


