Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2023, 07:38
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje, ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Dyshohet se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjen e fundit në burgun e Peqinit.
Kujtojmë se Kadiu ka marrë detyrën e Shefit të Policisë në Burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.
Më herët ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit. Gjykata e Elbasanit për Kadiun ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, por nga rrethanat lehtësuese familjare, është konvertuar në "arrest në shtëpi".
