GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për ndërrimit e trupës gjykuese për vendimin e arrestimit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish0-kryeministrit Sali berisha për ndërrimin e trupës gjykuese të kërkesës së SPAK që kërkon arrestimin e tij lidhur me akuzat e korrupsionit pasiv për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

Kjo kërkesë i'u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njofitm.