Policia rrugore e Korçës apel qytetarëve: Pritet fluks, qytetarët të kenë kujdes
Policia Rrugore në qarkun Korçë ka marrë masa për përballimin e situatës së trafikut për festat e fundvitit. Masat e shturara kjo edhe për shkak të qarkullimit të lartë të mjeteve duke qënë se Korça është një nga atraksionet turistike e cila preferohet nga turistët.
Shefi Sektorit të Policisë Rrugore Kreshnik Skëndo shprehet se Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si pjesë përbërëse e saj ka kaluar në gatishmëri të përforcuar për të përballuar fluksin në rritje. Ai thotë ndër të tjera se Policia Rrugore i bën apel të gjithë pëedoruesve të rrugës drejtuesve të mjeteve, drejtuesve të biçikletave dhe motomjeteve po ashtu e këmbësorët të tregojnë kujdesin maksimal.
Policia Rrugore nuk do të ketë si qëllim ndëshkimin drejtuesit e mjeteve por sigurisht nuk do të tolerojë shkelje të cilat sjellin pasoja në trafik dhe jetën e njerëzve. Policia Rrugore do të jete e pranishme në të gjitha akset dhe do të merren masa për të gjithë drejtuesit që tejkalojnë shpejtësinë. Gjithashtu nuk do të ketë tolerim edhe për drejtuesit të cilët përdorin alkool. Gjithçka sipas Skëndos do të përballohet nga policia e qarkut të Korçës e cila do të jetë edhe me orare të zgjatura për të përballuar situatën e ndërrimit të viteve.

