Gripi dhe Covidi, Dasho: Epidemia e trefishtë është sërish problematike këtë dhjetor

Ekspert i shëndëetit publik, Erion Dasho në një intervistë në Ora News foli për gripin dhe sezonin e virozave. Dasho u shpreh se prej tre vitesh qarkullon ajo që quhet epidemia e trefishtë e cila është problematike këtë dhjetor.

‘’Sezoni i virozave tani është në kulmin e tij. Pra fillimi i vjeshtës dhe deri në fillimin e pranverës kemi atë që njohet si sezoni i virozave.

Gjatë këtij sezoni janë virozat respiratore, të cilat janë më prevalente. Shenjat duken se jemi larg të një epidemie në vitin që flasim.

Prej tre vitesh qarkullon ajo që quhet epidemia e trefishtë, të cilën e ka sanksionuar edhe OBSH si dhe shumë autoritete të tjera ndërkombëtare, pra që bëhet fjalë për qarkullimin e njëkohëshëm të tre viruseve, të Covidit të gripit dhe të virusit sinsital respirator.

Pra pandemia e trefishtë e cila ka qenë goxha problematike dhjetorin e vitit 2022, është sërish problematike këtë dhjetor'', tha nder te tjera Dasho.