Dom Gjergj Meta: Shërbimi im është gjithëpërfshirës, nuk ka ngjyrë fetare apo bindje të caktuara
Në një intervistë të veçantë për Ora News, Dom Gjerg Meta u shpreh se shërbimi im është gjithëpërfshirës, sepse varfëria, mosshkollimi dhe injoranca nuk kanë ngjyrë fetare dhe i shërbehet njeriut.
Ai shtoi se Shqipërisë i mungon ideja e kurave paliative, ku ka njerëz që kanë sëmundje terminale, për të krijimin e një institucioni që i shoqëron njerëzit drejt vdekjes.
Dom Gjergj Meta: Shërbimi im është gjithëpërfshirës, sepse varfëria, mosshkollimi dhe injoranca nuk kanë ngjyrë fetare dhe i shërbehet njeriut, jo njeriut që ka një bindje të caktuar fetare apo ideologjike. Në këtë rast i shërbehet njeriut dhe pikë.
Mundohemi të japim ndihmën tonë dhe të ofrojnë aleanca. Po ashtu asistojnë në disa momente që nuk mund të bëjmë më shumë. Shqipërisë i mungon ideja e kurave paliative. Ka njerëz që kanë sëmundje terminale, ose janë të vetmuara dhe nuk blejnë dot ilaçe që ulin dhimbjet, apo krijimin e një institucioni që i shoqëron njerëzit drejt vdekjes.
