Tymi përfshin gjithë ndërtesën në Lushnje, rreth 20 persona dërgohen në spital nga asfiksimi

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një qendër tregtare në Lushnje, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i personelit dhe klientëve. 

Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ndërsa tymi është përhapur në gjitha katet siç shihet në videon e mëposhtme. Raportohet se rreth 20 persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. 

Ajo që bëhet me dije është e përbashkëta që kjo qendër tragtare ka me pallatin 11-katësh që u shkrumbua në Tiranë. Të dyja godinat ishin të veshura me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi. 

Deri më tani në qendrën tregtare, janë të bllokuar disa persona brenda. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia operacionale 'Shqiponja' janë në vendngjarje për të izoluar flakët.