Nuk “dorëzohet” zjarri në Lushnje/ Riaktivizohet një vatër në katin e shtatë të godinës
Edhe pse u luftua për rreth 5 orë me flakët, duket se zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnje është aktivizuar. Mësohet se zjarri ehte aktivizuar në katin e shtatë të godinës.
Zjarri është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare , ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorgane, dyshekë e jastekë të cilat vazhdojnë të digjen.
Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen brenda ambientit, për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm.
Operacioni i evakuimit të banorëve që mbetën të bllokuar në ndërtesën shumëkatëshe u përmbyll para pak minutash, në qendra tregtare, e cila u përfshi nga flakët.
“Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.
Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.”

