Dom Gjergj Meta tregon momentin ku u bë prift: Për shokët e të afrimit ka qenë delikate si gjë

Në një intervistë të veçantë për Ora News, Dom Gjerg Meta tregoi se si e pritën miqtë, familjarët dhe të afërmit momentin kur ai u bë prift.

Ai shtoi se në nënvetëdijen e shumë njerëzve vazhdon që të ketë idenë e priftit të filmit “Komisari i Dritës” dhe filmave të propagandës socialiste.

Dom Gjergj Meta: Përgjithësisht kishin më shumë moskuptim sesa kundërshti pse po e bëja. Pak e njihnin priftin si gjë, por familjarët në momentet e para të tronditjes e pranuan. Edhe miqtë e shokët e mi kanë qenë shumë delikate në këtë pjesë.

Në nënvetëdijen e shumë njerëzve vazhdon që të ketë idenë e priftit të filmit “Komisari i Dritës” dhe filmave të propagandës socialiste. Nga ana tjetër ky kalim 45 vjet ka zbehur dhe të harrojnë idenë e prifti. Kohët kanë ndryshuar. Është gjë tjetër të bëhesh prift në prag të shekullit 21.