Zjarri në Lushnje, zjarrfikësi pas luftës më flakët “këputet” në prani të Ballës dhe Urgjencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 17:00
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në Lushnje pasditen e sotme.
Zjarrfikësit dhe policia janë prej disa orësh në luftë me flakët, teksa shumë persona janë evakuuar, mësohet se mund të ketë edhe të bllokuar brenda.
Ndërkohë zjarrfikësit janë duke u përballur me tymin, teksa njëri prej tyre është ndjerë keq.
Pranë tij janë gjetur shërbimet e Urgjencës si dhe ministri Taulant Balla që ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Për vënien në kontroll dhe shuarjen e flakëve janë nisur drejt Lushnjes edhe zjarrfikëset e Tiranës, pasi situata është shumë serioze.

