Zjarri në Lushnje, momenti kur qytetaret e bllokuar në qendrën tregtare tentojnë të dalin nga dritaret

Këto janë momentet kur qytetarët e bllokuar në qendrën që ka marrë flakë në Lushnje tentojnë që të dalin nga dritaret.

Zjarri ra pasditen e sotme në në katin e tretë të godinës, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë kjo godinë është e veshur me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi.