Besimtarët e krishterë kremtojnë të dielën e Krishtlindjes, mesazhe për solidaritet më të pamundurit dhe reflektim
Në mesnatë besimtarët katolikë kremtojë krishtlindjen. Në meshën e së dielës Arqipeshkevi Arjan Dodaj u shpreh per solidaritet me te pamundurit dhe reflektim per me shume miresi
Këtë të dielë besimtarët e krishterë kanë kremtuar meshën e së dielës se 4-ët, ashtu siç ata e quajnë, për përgatitjen e festës së lindjes së Krishtit në orën 23:00 në mbrëmje.
Arqipeshkevi Arjan Dodaj drejtoi meshën e posaçme, teksa u shpreh për solidaritet më të pamundurit dhe reflektim për më shumë mirësi.
Krerët e besimeve, percollën urimet e tyre në vigjilje të Krishtlindjeve duke e vënë theksin te dashuria, familja dhe barazia si 3 virtyte më të rëndësishme për paqen shpirtërore.
Pas meshës qytetarët shprehen se do të kthehen në shtëpi për të përgatitur tryezën festive, dhe për t’u përgatitur për meshën e mesnatës, e cila sjell festën e Krishtlindjeve.
Besimtarë të shumtë që ndoqën meshën në kishë, shprehin urimet e tyre.
Pas Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është një ndër kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor duke kujtuar ditëlindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht.


