Plagosje me thikë në Shkodër, raportohet për dy persona të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 18:40
Plagosje me thikë në Shkodër. Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.