Heqja e imunitetit të Berishës, Andoni: Gjithçka ishte e pritshme, njerëzit donin të shikonin reagimin e brendshëm në parlament

Analisti Ben Andoni në një intervistë në Ora News foli për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi. Andoni u shpreh se gjithcka ishte e pritshme dhe se publiku ishte më shumë i interesuar për të parë reagimin e njerëzve të PD-së në Parlament.

‘’Po nuk është se prisnim ndonjë gjë më të madhe.

E vetmja gjë që pritej sot ishte thjesht reagimi i brendshëm në Parlament dhe gjithashtu mbështetja e komunitetit të mbështetësve të grupit të Rithemelimit për Berishën.

Kjo ishte pritshmëria. Nga dita e hënë, unë besoj se do jetë masë kufizmi në shtepi për shkak të moshës të zotit Berisha.

Pastaj fillon realisht përballja e Berishës, e njerëzve të tij që bëjnë mbrojtjen ligjore me hallkat e drejtësisë.

Gjithcka ishte e pritshme. Publiku ka qenë i predispozuar të shikonte reagimin e njerëzve të PD në parlament’’, tha ndër të tjera Andoni.