Rama: Shpërblim të veçantë për 586 zjarrfikës, dy paga shtesë për 38 efektivë të FA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 09:17
Punonjësit e shërbimit zjarrëfikës si dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë mes kategorive të cilët përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ky është një lajm i mirë i cili u mor dje në mbledhjen e qeverisë.
“Këtë fundvit do të japim një pagë shtesë si shpërblim të veçantë për 586 punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe dy paga shtesë për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës po për zjarret në shtetin fqinj të Greqisë”, deklaron Rama.

