Më shumë të ardhura në buxhet, tatimet dhe taksat sollën rezultat optimist për vitin 2023
Viti 2023 mund të cilësohet optimist sa i përket të ardhurave nga buxheti.
Performance e bizneseve shoqëruar me tatimin me të ardhura kanë dhënë ndikimin kryesor.
Ndërsa zhvlerësimi i euros u pasua me tkurrjen e të ardhurave nga doganat.
Buxheti i shtetit arriti te mbledhe ne arke 586 miliarde leke gjate periudhes janar shatator te ketij viti, 64 miliarde me teper se vitin e kaluar.
sipas te dhenave te ministrise se financave te ardhurat nga akciza u rritën me 4.3 miliarde leke krahasuar me vitin 2022 por që gjithësesi brenda projektit të buxhetit.
Te ardhurat tatimore po ashtu jane positive me një shtesë 50.7 miliard lekesh rezultat ku nga performance e mirë e bizneseve.
Kjo duket se ka krijuar të njëjtën ecuri edhe nga te ardhurat personale që sollën 53 miliardë leke më shumë në buxhetin e shtetit.
E kunderta ka ndodhur me te ardhurat doganore qe kane shenuar renie por në një total 197.5 miliarde ose 3.6 miliarde leke me pak se vitin e kaluar.
TVSH ja e importit eshte ndikuesi kryesor ne kete renie kjo edhe per shkak te zhvlersimit te euros, ndjekur me pas nga renta minerare.
Sa i takon shpenzimve ato kapen vleren e 548.6 miliard lekesh, 34. 9 miliard leke me shume se vitin e kaluar.
73.4 miliarde leke jane shpenzime per riparime dhe investime publike ndersa per 475 miliard jane shpenzuar per paga, mallra, sherbime subvencione etj.
