Peleshi: Batalioni i Dytë i Këmbësorisë i FA-së me standardet e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 18:59
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informoi sot mbi investimet për modernizimin e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura.
Peleshi theksoi se “si një nga strukturat elitare të Forcave të Armatosura dhe një kapacitet i dedikuar në NATO si i gatshëm për luftim, ky batalion po merr vëmendjen e duhur edhe sa i përket modernizimit”.
“Batalioni i Dytë i Këmbësorisë, si një nga strukturat elitare të Forcave të Armatosura dhe një kapacitet i dedikuar në NATO si i gatshëm për luftim, po merr vëmendjen e duhur edhe sa i përket modernizimit, që nga armatimi i lehtë personal standard NATO, mortajat 120 mm dhe raketat kundërtank e ato kundërajrore”, shtoi ministri.

