Prodhimet me standardet e BE/ Balluku në tryezë me sektorin e bujqësisë: Akses në financa. Investime në industrinë e lehtë përpunuese

Me bisedimet e integrimit në BE, detyra shtesë do të ketë edhe në sektorin e bujqësisë. Për të arritur në investimet e duhura, ministrja Belinda Balluku zhvilloi bisedime em përfaqësues të këtij sektori. Ndër të tjera domosdoshmëri u pa investimi në industrinë e lehtë përpunuese, për të plotësuar kërkesat në rritje që vijnë prej turizmit

Procesi i negociatave të integrimit do të ndryshojë qasjen e dhe në prodhimet bujqësore dhe të fermave në shqipëri. në një tryezë konsultimi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se në ccdo hap do të kërkohete dhe koha e implementimit.

Megjithatë, ajo theksoi rëndësinë e informimit sa i përket aksesit në fondet e qeverisë dhe ato të BE. Por duke u nisur nga rritja e numrit të prodhuesve apeli i saj shkoi te industria e lehtë përpunuese.

Vetë prodhuesit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit qeveri biznes si rruga më e mirë e arritjes së standardeve që kërkon tregu evropian.

Po ashtu, energjia me panele diellore konsiderohet si një element i rëndësishëm që do të ketë edhe mbështetje të gjerë.