“Forbes”, e rendit Sarandën mes 20 destinacioneve për festat e Dhjetorit, sipërmarrësi jep arsyet: Është bërë një Sarandë e re
Atmosfera festive e Krishtlindjeve në Sarandë, është renditur si një ndër 20 vendet më të bukura sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations.
Bazuar në një rekord prej 600 mijë votash nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane ka zbuluar listën e saj të destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve ku mes tyre për herë të parë renditet edhe një nga qytetet e Shqipërisë, Saranda e cila ka marrë një total prej 20 mijë votash, duke u renditur ne vendin e 15.
Për të kuptuar më shumë se pse ky vlerësim, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte Erjon Buzo, sipërmarrës nga Saranda.
“Këtë vit dimri ishte pak më i fortë se vitet e tjera. Ajo ccfarë e bëri Sarandën të futej në këtë listë është fakti se Saranda ndryshoi totalisht. Është bërë një Sarandë e re, me shtëpiza të veccanta, me një bulevard krejtësisht të restauruar.
Saranda për festat e fundvitit nuk ofron borën, por diellin dhe kushdo që ka nevojë të pushojë për disa ditë, Saranda është vendi i duhur. Saranda është më e organizuar se herët e tjera. Saranda është bërë jo vetë destinacion turistik, por edhe vendbanimi për të huajt", u shpreh Erjon Buzo.


