Bien bimët medicinale, eksportuesit: Duhet të ndryshojë skema e subvencionimit

Rënia e euros dhe skema e subvencionimit, sipas eksportuesve, po sjellin probleme në prodhimin e bimëve medicinale.

Për këtë kërkohet rishikimi i shpërndarjes së fondeve, por edhe ndihmë për të rritur numrin e të punësuarve.

Shoqata e eksportuesve të bimëve medicinale kërkon rishikimin e skemës dhe formës së shpërndarjes së subvencioneve.

Në deklaratën për mediet theksohet se kalimi i fondeve në mënyrë të drejtëpërtë te fermeri do të jetë shtysë për të angazhuar më shumë persona në këtë fushë.

Pas fasonëve edhe sektori i bimëve medicinale duket se është prekur nga zhvlerësimi i euros.

Mungesa e stafit po kthehet në një problem, ndaj u parashtruan disa kërkesa.

Sipas tyre permbyshja e ketyre kerkesave do te shkurtonte emigrimin, dhe do te ulte abuzimin e kompanive qe sipas tyre, subvencionohen ne menyre te padrejte.