“Mos sulmoni gazetarin e nderuar dhe trim Elton Qyno” para SPAK-ut (VIDEO)
Telefonat e gazetarit Elton Qyno vazhdojnë që të jenë të konfiskuar nga ana e prokurorisë së Posaçme SPAK.
Javën e kaluar Qyno u mor në pyetje për rreth 10 orë dh iu kontrollua shtëpia e zyra e punës për t’i zbuluar burimet e informacionit.
Ndërkohë ditë e sotme para godinës së SPAK-ut është vendosur një letër ku shkruhet: “Mos sulmoni gazetarin e nderuar dhe trim Qyno”.
"Sot një zonjë e paidentifikuar vendosi këtë banderolë në një pemë para derës së SPAK. Elton Qyno nuk ka zgjedhur vetë as nuk ka ndonjë prishje kontrate, por sot e prej ditësh nuk e ushtron dot normalisht profesionin e tij për shkak se mjetet e tij të punës janë sekuestruar. Shpesh duhet të ndodh diçka shumë e madhe për të na shkundur e sensibilizuar, e kur bëhet fjalë vetëm për një person, hezitojmë dhe e lëmë secilin në betejën e tij. Ndoshta nuk na ka prekur të gjithëve kjo çështje, por për dikë, në rastin konkret Elton Qynon, veprimet me të cilat është përballur, janë shpërfytyruese dhe me kosto të lartë." - shkruan gazetari Fatjon Gjinaj.

