Peleshi: Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njofton përmes rrjeteve sociale se ka marrë pjesë në takimin virtual të ministrave, shefave te mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të 43 vendeve të NATO-s dhe BE, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA Lloyd J.Austin III.

Ministri Peleshi shkruan se “Shqipëria i bashkohet zërit të aleatëve, dënojmë me forcë sulmin e Lëvizjes Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq! Këto sulme janë të papranueshme. Mbështesim lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare dhe denoncon çdo akt që kërcënon paqen dhe sigurinë globale”.