Urdhër arresti për Indrit Shaqen, dyshohet se bashkëpunoi me Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar një urdhër arresti për Indrit Shaqen të dënuarin në burgun e Peqinit pasi dyshohet si i implikuar në vrasjen e Arben Lleshit në burg.
Pritet që Prokuroria t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për Indrit Shaqjen, pasi ka dyshime se ka bashkëpunuar për vrasjen e shokut të dhomës Arben Lleshi.
“Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte këqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe përkon me dhomën e te dënuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga këqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri është sekuestruar një send telefon celular qe i përket te dënuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB për nenin 324/a K.Penal.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.