Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Vau Dejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lezhë –Vau Dejës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Fishtë.

Mësohet se janë përplasur dy motorçikleta dhe kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia dhe autoambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes.